Glossary entry

English term or phrase:

mood disorder

Albanian translation:

çrregullim afektiv/i humorit

Added to glossary by Juliana Cullafiq
Dec 1, 2009 15:56
14 yrs ago
English term

mood disorder

English to Albanian Medical Psychology
Cili përkthim do ishte më i përshtatshëm: "çrregullimi i gjendjes shpirtërore" apo "çrregullimi i humorit". Apo ka ndonjë term tjetër?
Faleminderit paraprakisht.

Proposed translations

+1
32 mins
Selected

çrregullim afektiv

çrregullimet afektive - përdoret në këtë mënyrë në Shqipëri edhe pse më saktë për mua do të ishte "çrregullimet e humorit".

Gjithsesi në këto raste iu duhet përrshtatur me ose pa qejf, përdorimeve të njësuara në Shqipëri, kjo për të lehtësuar komunikimin mes specialistësh të ndryshëm të fushës - po këto ti i di vetë me siguri :)

--------------------------------------------------
Note added at 4 hrs (2009-12-01 20:30:42 GMT)
--------------------------------------------------

Nuk mendoj se njëra është më e lehtë se tjetra për t'u kuptuar. Përkundrazi, fjala "humor" do të linte vend për keqinterpretim ndoshta.
Gjithsesi, shoh në web që shoqata mbarëshqiptare e psikiatërve e përdor si "çrregullimet e humorit", ndërsa në Tiranë më kujtohet që në spital përdorej "çrregullimet afektive". Besoj që tashmë përdoren të dyja, për t'iu referuar të njëjtës gjë. Cilëndo që do të përdorësh, do të kuptohet njëlloj nga specialistët e fushës shëndetësore. Në italisht thuhet "Disturbi dell'umore", por duhet parë fjala "humor" ç'nuanca ka në shqip në ndryshim nga gjuhë të tjera.
Note from asker:
Genta, bëhet fjalë për një material për edukimin shëndetësor të emigrantëve. Mos ndoshta do ta kuptonin më mirë shprehjen "çrregullimet e humorit"?
Peer comment(s):

agree Albana Dhimitri
19 hrs
Falemnderit Albana :)
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Edhe një herë faleminderit :)"
7 hrs

çrregullim disponimi

Në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore, në luginë të Preshevës dhe ne Mal të Zi ku Shqipja flitet, përdoret fjala “disponim” - që ka zënë vend për një kohë shumë të gjatë – dhe që përdoret në tërësi si kongruente në kuptimin gjuhësor me fjalën Angleze `mood`. Nuk jam në dijeni se a qëndron kështu puna edhe me Shqipërine kur bëhet fjala për `disponimin` atje.

P.Sh.

Nuk kam disponim të flas sot.
Më ka humbur disponimi për jetën
Example sentence:

Ish-gruaja e Pol Mekartnit, Hidhër Mills, është zgjedhur në një anketë si britanikja e famshme me humorin (disponimin) më të ndryshueshëm, apo si do të thoshim ne popullorçe, që është “hënë-hënë”.

Note from asker:
Astrit, materiali që po përkthej ka si qëllim edukimin shëndetësor të njerëzve të thjeshtë dhe si i tillë kërkon një terminologji që përdoret nga specialistët e fushës, por që njëkohësisht kuptohet dhe nga lexuesi i thjeshtë. Fjala "disponim" nuk përdoret në Shqipëri (në këtë kontekst), kështu që nuk mund ta përdor. Megjithatë të falenderoj për ndihmën.
Something went wrong...

Reference comments

19 hrs
Reference:

Çrregullim i humorit

Përshëndetje, Juliuana!

Të dyja përkthimet *çrregullim humori* dhe *çrregullim afektiv* janë të pranueshme dhe të përdorura në Shqipëri (shih një referencën në vijim, p.sh., që përmaban termat të përdorur nga një specialiste). Në rastin në fjalë më duket më i goditur përkthimi *humori*, sepse është, siç e ke menduar drejt edhe ti, më pranë fjalorit të përdorur nga masa (jo-specialiste, në përgjithësi). Megjithatë, edhe *afektiv(e)* do të ishte "politically correct" (pra, përkthim i saktë).
Example sentence:

Çrregullimet e humorit (të quajtura si çrregullime afektive)....

Note from asker:
Faleminderit shumë Albana :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search