Glossary entry

English term or phrase:

possession

Albanian translation:

lirim/dorëzim (banese)

Added to glossary by Ledja
Mar 18, 2008 17:19
16 yrs ago
3 viewers *
English term

possession

English to Albanian Law/Patents Law (general)
"possession order", "possesion proceedings"

I kam parasysh përkthimet që përmban fjalori, por desha të më konfirmojë dikush fjalën që përdoret aktualisht në gjuhën ligjore në lidhje me rastet e mësipërme.
(Do qe akoma më mirë sikur kjo fjalë të ishte e kuptueshme për lexuesin e thjeshtë :), pasi bëhet fjalë për letër të dërguar një individi).
Ju falënderoj paraprakisht.
Change log

Mar 22, 2008 18:15: Ledja changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/111445">Ledja's</a> old entry - "possession"" to ""lirim/dorëzim""

Discussion

Gentiana Kasemi Mar 22, 2008:
ndryshe do të quheshin DOGMA) por, më e rëndësishme, të gjithë duhet t'i kontribuojmë për t'i ruajtur edhe jo t'i përthyejmë sipas rastit edhe pëlqimit tonë. Së fundmi, është e shenjtë liria e fjalës, edhe respekti e delikatesa ndaj njëri-tjetrit, Genta
Gentiana Kasemi Mar 22, 2008:
të vlefshmërisë së Fjalorthit ProZ.com, përgjigjes sime i vura, me MODESTI, emrin "sugjerim". E vlerësova profesionalizmin tënd, Ledja, në mënyrën se si e fute termin në Fjalorth. Megjithatë rregullat duhen respektuar (me llogjikë dhe jo verbërisht, ...
Gentiana Kasemi Mar 22, 2008:
Pikë së pari, falemnderit Ledja për zgjedhjen e përgjigjes time. Në fakt as unë, sikurse ti, nuk e kisha vënë re rregullin 1.4. Megjithatë, duke qenë që "Possession" merr kuptimin "lirim/dorëzim banese" vetëm në këtë kontekst të caktuar, pikërisht për hir
Ledja (asker) Mar 22, 2008:
Rrofsh, Fabi M'u desh pak kohë të zbuloja si editohet termi i futur, por e gjeta më në fund.
..ose ka raste kur termi i pyetur nuk e ka vendin në kudoz. Në këto raste është e lejueshme të thuhet: "Not an answer" me qëllim që të mënjanohet rreziku që të futen në fjalorth përkthime pa vend ose jashtë rregullave. Bëfshi Pashkë të gëzuar të gjithë:)
Ledja, mua më pëlqen e gjithë shprehja që ka propozuar Genta, pra "Vendim për lirim/dorëzim prone/banese" e do të sugjeroja që ta vendosje të tërën. Kur ka përkthim të një termi, e mira është të shkruhet ai. Kur nuk njihet fjala nuk ke as ç'të vendosësh..
Ledja (asker) Mar 22, 2008:
Të nderurara kolege Pa dashur të acaroj debatin, desha të pranoj fajin se unë nuk e dija që kish një rregull 1.4 deri më tani, e megjithatë përgjigjen për fjalorthin e kam riformatuar në momentin që bëra zgjedhjen - sic shikohet në krye të kësaj faqeje. Jam gjithashtu fajtore që jam përgjigjur njëherë "shih sugjerimin" (në një kohë që sasia e pikëve kudoz nuk ma lejonte përdorimin e "ask the asker"); sikurse nga ana tjetër ka patur përgjigje të tilla si : "nuk e njoj" dhe "Not an aswer"; sikurse duhet të ketë dhe rregulla mbi përdorimin e "ask the asker" dhe arsyet e vendosjeve "agree/neutral/disagree". Rëndësi ka që shkeljet të mos kenë qëllime; të tjerat vihen në vend pa nevojë për gjullurdi. Gjithë të mirat
thoja që "possession" i Ledjas kishte të bënte me lirim, dhe termi i Gentës i hyri më shumë në punë Ledjas. Unë do të sugjeroja që, sipas rregullit, Genta të ndryshonte titullin dhe të mbante parasysh që është shkelje rregullash "Shih sugjerimin". Meqënës
Përshëndetje Eva, ke të drejtë për rregullin që përmendët, unë po e kërkoja para disa ditësh por siç duket nuk më shihnin sytë mirë se e dija që ky rregull ekzistonte. Kam një sugjerim ama, dhe më tej Monika le marrë masën që mendo më me vend. Unë do të..
Eva T Mar 22, 2008:
Our moderator should take actions to enforce the above rule!
Eva T Mar 22, 2008:
... proposing translations. Question marks, quote marks, unnecessary capitalization and anything else that would not be found in a dictionary, should not be entered.
Eva T Mar 22, 2008:
Glossary form must be maintained. Draft glossaries are generated automatically from KudoZ questions and answers. For this reason, expressions such as 'see below' MUST NOT BE ENTERED IN THE BOXES PROVIDED FOR TERMS, either when posting source terms or...
Eva T Mar 22, 2008:
To Gentiana: I tried to find your comment where you replied that you had not broken any KudoZ rule, but I could not find it anymore. I guess you hid it... Yes,you have broken KudoZ rule 1.4 http://www.proz.com/siterules/kudoz_general/1.4#1.4 , which says:
Ledja (asker) Mar 21, 2008:
Falënderoj të treja koleget për përgjigjet Alternativat e paraqitura ishin padyshim shumë më të dobishme se fjalori. Përsa i përket vetë fjalës "possession" që përmendej në kombinime të ndryshme në përkthimin që po bëja, besoj se Gentiana ka gjetur mënyrën më "reader-friendly" për ta thënë me "lirim/dorëzim". Gjynah që nuk është e mundur të ndahen pikët mes të treja përgjigjeve, pasi "urdhër përmbarimi" shoqëruar sipas rastit me fjalën përkuese, ishte termi që përdora në njërin gna rastet. Por në pyetjen konkrete, po përqëndrohem tek "possession". Falënderime dhe punë të mbarë!
Genta, sfratto është NJË nga situatat e marrjes në pronësi të një pasurie të paluajtshme, pas një seance gjyqësore. Jo gjithmonë përfshihet sfratto në një Possession procedure ndaj kërkova kontekst!
Sfratto = eviction, ordine/decreto di s.=eviction order!
Gentiana Kasemi Mar 20, 2008:
Fabiana, ndoshta nuk më je drejtuar mua, por meqe më ke përmendur, dua të bëj dy sqarime të vogla (shih tek përgjigjja ime).

Për më tepër info mbi "Procedura di sfratto" shih:
http://www.intrage.it/rubriche/casa/sfratto/procedurasfratto...
...se për se bëhet fjalë. Procedurat ligjore shpesh nuk gjenden në rrjet (fatkeqësisht) dhe përkthimi për dy zyra të mëdha avokatie në Tiranë më kanë mësuar se asnjëherë nuk mund të përkthesh pa ditur mirë lëndën, pasi edhe presja ndryshon formën. Shëndet
..jepen me dhjetra nëpër gjykata (siç tha Genta) dhe nëse shihni vendimet dhe aktet (kopje fizike) do të shihni Vendim dhe "urdhër përmbarimi lidhur me marrjen në pronësi të objektit....". Këtu duhet patjetër më shumë përmbatje për të përcaktuar më mirë..
..përfshin "lirim", por ama gjithmonë "marrje pronësie". Dhe jo, "Procedura di sfratto", si rrjedhim, nuk është ajo që vlen përherë. Urdhër Përmbarimi nga ana tjetër i afrohet "posession order" por asnjëherë nuk lihet me kaq, pasi urdhër përmbarimi jepen
Përshëndetje. Së pari doja të thoja që këtu ka pak përmbajtje për të dhënë përgjigjen që duhet. Së dyti, këtu kemi dy terma, dhe vetëm termi i dytë përkthehet "procedura lirimi", por edhe këtu jo gjithmonë "lirimi" pasi jo gjithmonë një seancë mbi pronësi

Proposed translations

+1
2 days 22 hrs
Selected

Shih sugjerimet ...

Një ide:
"Vendim për lirim/dorëzim prone/banese ..."

Shprehja "kthim pronash", kam idenë se në Shqipëri përdoret vetëm për çështjen e rikthimit të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist, e nuk mund t'i përshtatet çdo lloj kulture...

Në italisht (sa për kulturë, po e shtoj), flitet për "Procedura di sfratto".

"Përmbarimi/Zyra e përmbarimit/Zyra përmbaruese" është organi që merret me zbatimin e vendimeve të Gjykatës civile dhe akteve të tjera të caktuara me ligj; (pra, rrezja e veprimit të kësaj zyre, nuk kufizohet vetëm me çështjet e pronësisë)

--------------------------------------------------
Note added at 1 day17 hrs (2008-03-20 10:53:16 GMT)
--------------------------------------------------

Që këtu ka shumë pak përmbajtje, është më se e vërtetë.

Megjithatë, sipas meje, kur në pyetjet KudoZ, ndjehet mungesa e kontekstit (mungesë për të cilën Pyetësi në përgjithësi, shpresoj të ketë arsyet e veta të forta), dy janë rrugëzgjidhjet:
1. Nuk përgjigjesh sepse nuk ke elemente të mjaftueshëm;
2. Jep një përgjigje gjithsesi, nëse ke dëshirë të shtosh diçka thjesht sepse pyetja të ngjalli kuriozitet, edhe vajte kërkove paksa, edhe pate kujdes që të shprehesh në përgjigje me fjalë që, nga ana stilistikore, lënë të kuptosh se janë vetëm sugjerime, shoqërime idesh, "spunti di riflessione" etj.

"Sugjerimet" e mia, i përkasin kësaj kategorisë së dytë.

Nga ana tjetër, pyetësi, që e ka parasysh kontekstin, merr ato që i duhen edhe lë ato që nuk i duhen.

Nuk po jap sqarime të mëtejshme lidhur me përmbajtjen, lëndën, prekjet dhe ndarjet mes termave të mësipërm (nuk më premton koha, dhe e di që do të ishte e gjatë si përgjigje), por po e mbyll duke dhënë përkufizimin e konceptit "sfratto" në italisht sipas fjalorit enciklopedik të Treccanit (për ata të cilëve iu ngjall interes edhe e kuptojnë italishten; të më falin të tjerët, sepse ndoshta nuk është ky vendi i duhur).

(Të dashura kolege,
ju kërkoj ndjesë por, siç e shihni, m'u desh ta hiqja dhe rivendosja pyetjen, në mënyrë që të fshija citimin e këtushëm, bërë në gjuhën italiane: shkonte paksa jashtë teme)

Gëzuar të gjithëve!
Gentiana


Peer comment(s):

neutral Eva T : KudoZ rule 1.4 http://www.proz.com/siterules/kudoz_general/1.4#1.4 (Shihni gjithashtu komentet e mia të zgjeruara më sipër)...
23 hrs
agree Edlira BABAMUSTA (MCIL)
1 day 9 hrs
Falemnderit Edlira
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit, Gentiana. Linku që keni dhënë ishte shumë i lidhur me rastin e letrës."
+1
14 mins

Urdhër përmbarimi

Në Shqipëri përdoret termi urdhër përmbarimi (Zyra e përmbarimit) - kur bëhet fjalë për ri-zotërimin e pronave, banesave, etj nga banka apo institucione të tjera.

--------------------------------------------------
Note added at 18 mins (2008-03-18 17:38:17 GMT)
--------------------------------------------------

www.albic.net/pdf/shqip/qend-bur/publikime/analiza/AnalizeK... -
Peer comment(s):

agree Αlban SHPΑTΑ : E saktë. Urdhër përmbarimi.
14 hrs
neutral Eva T : Urdhër përmbarimi... për çfarë??? Është tepër e përgjithshme, Elvana. Ka lloje të ndryshme urdhërash....
2 days 8 hrs
Something went wrong...
+3
1 day 20 hrs

Urdhër përmbarimi për marrje në pronësi/Procedura lirimi/marrjeje pronësie

1) Ledja, së pari, siç e tashë në pyetjen për pyetësin, këtu duhet pak përmbajtje pasi termi mund të marrë forma të ndryshme në
situata të ndryshme.

Për Gentën, dhe të gjithë:

2) Kam frikë se nuk është kuptuar mirë pëdorimin e Kudoz, Genta.

- Është një nga kërkesat kryesore që (pa nxjerrë sekrete) të japësh përmbjatje për pyetjet Kudoz. Lexoni këtë rregull: http://www.proz.com/siterules/kudoz_asking/2.4#2.4
"2.4 Sufficient context must be provided with each question. When there is no context, the subject area and type of document should be indicated. It can be helpful to enter sentences or paragraphs where the term in question occurs".

Ndaj është shumë legjitime dhe me vend që kolegët të kërkojnë përmbajtje, ndryshe pyteja fshihet, pasi rreziukon të nxisë diskutime të panevojshme dhe të rrezikshme.

- Kudoz në rradhë të parë është një platformë professionale, ku jepet ndihmë profesionale për terma që takohen gjatë punës dhe që hyjnë në një fjalor. Përgjegjësia e Fjalorthit duhet të jetë po aq e lartë sa e përkthimet që u dorëzojmë klientëve tanë.
Përkthimet e kudoz nuk janë në asnjë mënyrë "spuntini di riflessione". Ato bëhen të tilla kur një termi nuk i gjendet ana dhe atëherë kolegu/ja të thotë: "nuk jam e sigurt, por shih një herë këtë apo atë mundësi" dhe përcakton një nivel bindjeje shumë të ulët.

- Diskutimin me gjerësi i termit në një gjuhe tjetër, që nuk përfshihet nga çifti i gjuhëve të kërkuara, më mirë ta bëjmë veçmas pasi këtu jo të tërë flasin Italisht ose e flasin pak, dhe mund të ngatërrojë, sidomos në këtë rast kur nuk vlen për të gjitha situatat dhe kur nuk kemi shumë përmbajtje.

Ju uroj të gjithëve KudoZ dhe ProZ të lumtur dhe të frytshme.

Me respekt,

Fabiana
Note from asker:
Sapo kam ardhur në shtëpi dhe lexova përgjigjet e shtuara, që më duken mjaft me vlerë. Kërkoj ndjesë për mungesën e një konteksti më të gjerë, të cilin në fakt e kisha shkruar fillimisht, por pata një problem teknik me postimin e pyetjes. Gjithsesi, konteksti ishte një letër drejtuar qiramarrësit në lidhje me nisjen e procedurës gjyqësore për ta nxjerrë nga banesa. "eviction" mund të qe sinonimi më i përafërt në anglisht. Ndryshe nga "repossession" për banesën apo "confiscation" për mall dhe pronë, këtu nuk bëhej fjalë për pronësi, ndaj dhe nuk desha të gaboja me përdorimin e termit, por as me qartësinë e komunikimit tek personi. Besoj se në përgjigjet tuaja ka material interesant. Do të pres dhe ca për te zgjedhur në rast se keni ndonjë gjë për të shtuar. Faleminderit dhe gjithë të mirat. (Dhe nuk rri dot pa përmendur që këtu në Angli në shkolla kemi pushimet më të favorshme këtë vit: long weekend për pashkë, nga e enjtja deri të hënën, si dhe dy javë të tjera në fillim të prillit. Gëzuar :))
Peer comment(s):

agree Gentiana Kasemi : Po Fabiana, versioni yt më duket më i ploti në lidhje me pyetjen. Pastaj të gjitha të tjerat rregullohen :) Gëzuar Pashkët!
1 hr
Falemnderit, e dashur Genta, dhe bëfshi Pashkë e pushime të gëzuara. Ne ketu jemi në punë (e kalamajtë në shkollë që të hënën pas pashke :(..
agree Eva T : Variant i plotë dhe i qartë
11 hrs
Falemnderit Eva
agree Edlira BABAMUSTA (MCIL)
2 days 11 hrs
Rrofsh, Edlira :)
Something went wrong...
4563 days

Padia për pushimin e cenimit të posedimit / Padia për rivendosjen në posedim

[Padia për pushimin e cenimit të posedimit / Padia për rivendosjen në posedim]
Këto dy padi njihen bashkërisht si padi posedimore, ose posesore. Personalisht preferoj formulimin e dytë, por i pari është më shumë në qarkullim.

Të dyja paditë (dhe vendimet përkatëse që dalin në përfundim të gjykimit), janë padi që mbrojnë institutin e posedimit (dhe përdoren, qoftë nga poseduesi jopronar, qoftë nga pronari).


--------------------------------------------------
Note added at 4563 days (2020-09-15 05:57:45 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Do të bëj edhe një ndërhyrje të re, pasi lexova diskutimet. Është shumë interesante, sepse të njëjtën dilemë e kam pasur edhe vetë teksa përballesha me të drejtën e pronësisë.

Kjo ndodh, sepse, ka një bigëzim të terminologjisë në këtë fushë. Ti lexon në Kod për dy paditë, që titullohen ashtu siç i përshkrova në hyrje: “padi për pushim të cenimit të posedimit” dhe “padi për rivendosje në posedim” dhe mandej e lexon të njëjtën dispozitë të zbërthyer konkretisht nga gjykata: vendim për lirim sendi.
Dhe thoja me vete: më fal, po si u bë ky kapërcim?
Mund të ketë ardhur për shkak se gjykata ka një detyrim MADHOR në procesin civil: ajo duhet të shprehet vetëm për kërkesat e parashtruara në padi (objektin e padisë). Gjykata e ka të ndaluar rreptësisht të kapërcejë caqet e asaj që përmban padia.

Mirëpo, paditë (në fakt, çdo dokument që ia drejtojmë gjykatës) duhet të ketë një emërtim dhe një objekt. Emërtimi duhet të jetë “Padi”, “Kërkesë-padi”, “Kërkesë”, “Kundërpadi”, etj. Ndërsa objekti duhet të jetë “zgjidhje martese”, “shpërblim dëmi”, etj.

Në rastin konkret, është pak më interesante çështja, sepse ka një dilemë, shprehjet e përdorura në Kodin Civil për paditë posedimore (posesore) janë emërtim, apo objekt?
Në të vërtetë janë emërtim, ndonëse përmbajnë nuanca të objektit (unë personalisht, i kam kuptuar kështu). Ndaj, paditë posedimore që titullohen “padia për pushimin e cenimit të posedimit”, “padia për rivendosje në posedim” [ka edhe padi me emërtime të tjera që përdoren në lidhje me tagrat e pronarit], por mund të kenë për objekt “lirimin e sendit”.

Këtu vështirësohet çështja: vendimin si do ta interpretojmë? (vendimi del pa shtojca, por vetëm me “Në emër të Republikës”). Vendimin do ta lidhim me emërtimin e padisë, apo me objektin e saj?

Që të dyja përgjigjet janë të sakta, ndonëse unë preferoj t’i mbetem besnike titullit (jo nëntitullit). Sa për sqarim, këtu. Fabiana ka të drejtë në parim, Gentiana ka të drejtë nen për nen. (një shaka e vogël).

Dhe në fund fare, për të argumentuar pozicionin tim: Per "posession order", duke qenë se anglezi nuk të fal në disa çështje të rreptësisë së emërtimeve, unë do t’i qëndroja: vendim për padinë posedimore (në varësi të kontekstit mund ta zbërthejmë: a) vendim për pushimin e cenimit të posedimit, b) vendim për rivendosje në posedim).
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search