Glossary entry

English term or phrase:

Asset-stripping

Albanian translation:

Likuidim i pasurive për përfitim / Shitblerje spekuluese kapitalesh

Added to glossary by Monika Coulson
Feb 19, 2004 10:32
20 yrs ago
2 viewers *
English term

Asset-stripping

English to Albanian Bus/Financial Economics Economics
Cambridge Dictionary
Asset-stripping - when a company buys an unsuccessful company cheaply and sells its assets (= buildings, equipment, or land) separately at a profit.

Investorwords.com - asset stripper,
A corporate raider who acquires a target company with the intention of selling off some of the target's assets to repay outstanding debt, under the belief that the assets which remain after the "stripping" will be worth significantly more than the purchase price

http://www.anz.com/edna/dictionary.asp?action=content&conten...
Asset stripping - Buying an undervalued company and selling off some or all of its assets. A company's market value (the total worth of its shares) may have fallen, because of inefficient management or adverse markets, to a level below the total value of its individual assets, such as property, plant, patents or subsidiary activities. Stripping the assets, while ruthless, can be profitable.

Discussion

Edlira Lloha Sep 17, 2020:
Edhe një herë në lidhje me këtë temë. Shprehja e propozuar “shitblerje spekuluese kapitalesh” nuk duhet të përdoret.
Spekulimi nënëkupton një ‘artific’ në marrëdhëniet tregtare, diçka të panatyrshme, ndërkohë, që ‘stripping of assets’ nuk presupozon kurrsesi një artific, por një ligjësi të natyrës.
Nga të gjitha shprehjet e propozuara, propozimi i Enos është më i sakti. Dhe komentin e tij e gjej me aq vlerë, e falenderoj shumë. Dëshmon për një formim të përkorë, mëse të përkorë ekonomik.
Megjithatë, duhet të bëjmë një tentativë për t’u dhënë këtyre shprehjeve jo-normative një kuptim që të qëndrojë sa më pranë gjuhës shqipe dhe të lëvrohet bukur. Në fjalorin tregtar ka shumë shprehje që të trazojnë, ngaqë nuk janë normative. Në tregti hakmarrja është e egër, janë disa ligje natyrore, që tregtari duhet t’i marrë parasysh.

Për shembull, në literaturë do të gjeni shprehje si “Russian roulette”, “Texas shoot-out”, “poison pills”, “hostile takeover”, “corporation raids”, etj., etj. Këto nuk janë sjellje artificiale, por janë reagime të natyrshme në botën e biznesit.

Proposed translations

+5
7 hrs
Selected

Likuidim i pasurive per perfitim

Hi albank78,

Gjuha jone financiare eshte teper e varfer, ashtu si edhe financat tona ne pergjithesi, keshtu qe duhen pershtatur disa terma. Une mendoj se "likuidim i pasurive per perfitim" eshte perkthim i sakte, me idene se pasuria ne kete rast po likuidohet, dmth shnderrohet ne para dhe "per perfitim" me qellim qe te dallohet nga likuidimi i thjeshte jo per perfitim.

Gjithe te mirat,

Eno Damo
Peer comment(s):

neutral Eva T : Hi Eno, nuk bie dakord me formulimin tuaj pasi termat ekonomike janë të përcaktuara dhe nuk mund t'i caktojmë ashtu siç mund të mendojë secili prej nesh përkthyesve. Ato duhen përdorur ashtu siç i përdorin ekonomistët.
2 hrs
agree gazi : A nuk jane terme ekonomike edhe keto qe i perdor Eno
3 hrs
agree aneta_xh : Mendoj se ky është termi më i goditur.
1 day 9 hrs
agree Monika Coulson : Edhe unë mendoj se ky term është më i përshtatshmi në këtë rast.
1 day 9 hrs
agree Vjollca Martinson
4 days
agree Anila Mayhew (X)
4 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Flm per ndihme"
+1
4 hrs

spikatje zotërimesh

spikatje zotërimesh

Tung Alban,
"Asset-stripping" është një praktikë biznesi që konsiderohet spekulative dhe konsiston në shquarjen e një subjekti biznesi që në fakt ka kapital aksionar me një vlerë më të vogël se sa ajo e zotërimeve themelore (fixed assets). Shpeshherë bëhet me qëllimin për ta mbyllur subjektin në fjalë dhe për t'ia shitur zotërimet në përfitim të një fitimi.
Shpresoj që t'ju ndihmojë në përkthimin tuaj.
Gjithë të mirat,
Monika

Ilir Hoti, Fjalor Enciklopedik
Peer comment(s):

agree Eva T : .
5 hrs
Something went wrong...
+4
9 hrs

Shitblerje spekuluese kapitalesh

Shitblerje spekuluese kapitalesh

Mendoj se është shprehja që kërkoni.

Peer comment(s):

agree aneta_xh
8 hrs
agree Monika Coulson : Jam dakord me këtë term, edhe pse termi i Enos mund të jetë paksa më i qartë.
1 day 7 hrs
agree Vjollca Martinson
4 days
agree Anila Mayhew (X)
4 days
Something went wrong...
7 days

Likuidimi i te patundshmeve

ska nevoje per shpjegim...
Something went wrong...
6054 days

zhveshja e shoqërisë nga pasuritë që shkakton dëmtimin e saj

[zhveshja e shoqërisë nga pasuritë që shkakton dëmtimin e saj]

E gjej tej mase interesant këtë fjalorth dhe po përpiqem të jap kontributin tim në të, megjithë kohën që ka kaluar.

Më pëlqen shumë fjala likuidim, ajo është një fjalë që ngërthen një mori çështjesh ekonomike të para në prizmin e jurisprudencës. Mirëpo, ka vetëm një problem.
Likudimi është një procedurë LIGJORE, e përcaktuar expressis verbis në ligj, si një prej mënyrave të mbylljes së shoqërive në gjendjen e aftësisë paguese (mund të marrë edhe formën e likuidimit të thjeshtëzuar).

Po ashtu, ligji flet për likuiditete, aktive likuide, likuidim kuote, e kështu me radhë. Likuidimi është edhe një cikël i veçantë gjatë procedurës së falimentimit, e kështe me radhë. Të gjitha këto na japin të kuptojmë, që nuk mund ta përdorim si fjalë që i bën shenjë një praktike të paligjshme.

Nga ana tjetër, në jurisprudencë e përdorim shumë fjalën ‘zhvesh’ në raport me pronësinë dhe pronarin. Themi, “zhvishet pronari nga të drejtat/tagrat dhe pronësia i kalon dikujt tjetër”. Mirëpo, kjo shprehje nuk përbën rubrikë ligjore, procedurë ligjore, por një formulim që u vjen ndoresh atyre që e zbatojnë ligjn, për të përcjellë kuptimin e veprimeve me bazë ligjin.

Mundet të përdoret për të përcjellë edhe kuptimin e veprimeve të paligjshme. Kur pronari pengohet në ushtrimin e të drejtës së pronësise, themi që një veprim e ka zhveshur pronarin nga të drejtat e tij të ligjshme.

Pra, fjalën ‘zhveshje’ mund ta përdorim në raport me pronarin/pronën/pasurinë, për të nënkuptuar si veprime të ligjshme, ashtu dhe veprime të paligjshme. Sidoqoftë, nuk është një fjalë NORMATIVE (që ka një përdorim të caktuar, të shkruar në normën ligjore).

Po ashtu, ‘stripping of assets’ i referohet një fenomeni që ndodh kur kemi përplasje të interesit vetjak me interesat e shoqërisë, apo të të tretëve.

Rëndom nënkupton, afrimin e pashmangshëm të një procedure falimentimi (imminent insolvency), e cila mund të bëhet shkak për drejtuesit e kompanisë që ta zhveshin kompaninë nga pasuritë, me qëllim që të ulin masën e falimentit (insolvency estate) për të tretët, për përfitim vetjak. Mund të nënkuptojë edhe të tjera gjëra, por s’po i hyj më në hollësi.

Sidoqoftë, në sytë e ligjit, shoqëria vetë konsiderohet një person (juridik), i cili krijon marrëdhënie të posaçme, të rregulluara rreptësisht me ligj, me personat që e përbëjnë, apo me të cilët ka shkëmbime. Çdo veprim që ndërmerret për të ulur vlerën e pasurisë së shoqërisë godet vetë shoqërinë dhe, nëpërmjet saj, çdokënd që shfaqet në një rol të caktuar në raport me shoqërinë, në atë rrjetë të ngatërruar marrëdhëniesh që shoqëria ka me anëtarët, përfaqësuesit, apo me të tretët. (ortak, administrator, punëtor, kreditor, furnitor, etj.).

Kështu, ‘stripping of assets’ ka lidhje me tjetërsime pasurish, në dëm të interesave të vetë shoqërisë, dhe rrjedhimisht edhe në dëm të atyre që e përbëjnë atë, ose kanë shkëmbime me të.


--------------------------------------------------
Note added at 6054 days (2020-09-16 14:10:31 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Edhe diçka në lidhje me këtë temë, e kam me merak ta them.

Unë kam pasur gjithnjë një admirim të skajshëm për Aristotelin dhe një prej shprehjeve më gjeniale që ai ka thënë, të cilën e citoj shpesh, është: “e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve”. [The whole is greater than the sum of its parts].
Edhe e kam të fiksuar këtë shprehje dhe vështirë të kuptoj diçka të ndryshme prej kësaj, si p.sh., që shuma e pjesëve të jetë më e madhe se e tëra.
Në këtë kuptim, kam menduar se ‘zhveshja nga pasuritë’ është një lloj hakmarrjeje që bëhet për përmbysjen e logjikës aristoteliane, sikur është deri-diku e merituar. Duhet të vijmë në atë barazimin aristotelian, se nuk mund të jetë ndryshe.
Prandaj, që të mos ketë keqkuptime, ‘zhveshjen nga pasuritë’ nuk e quaj diçka të paligjshme, por që i bën shenjë një diçkaje të paligjshme. Është një hakmarrje që nuk rregullohet në ligj – a, ky do të ishte thelbi. Kompania herët, ose vonë, DIKUR do të falimentonte.

Sidoqoftë, për të dhënë idenë e dëmtimit të kompanive e kam përfshirë në togfjalësh. Nuk gjej mënyrë më të mirë për ta përcjellë. Mbase, dëmtimi nuk vjen drejtpërdrejt si rezultat i zhveshjes nga pasuritë (sepse, vjen shkatërrimi i tyre), por s’kisha ndonjë mënyrë tjetër për ta shprehur.

Një përpjekje do të ishte: “zhveshja e shoqërisë nga asetet në sajë të dëmtimit të saj”, “zhveshja e shoqërisë nga asetet për shkak të dëmtimit të saj”, mirëpo as këto nuk e japin thelbin.
Ky thelb lidhet me rivendosjen e ekuilibrit aristotelian, në formë ndëshkimi, jo të parashikuar me ligj. Mendoj se kam dhënë një formulim deri-diku të pranueshëm, që e përcjell kuptimin, përndryshe mund të lihet edhe vetëm “zhveshja e shoqërisë nga pasuritë” (zhveshja është hakmarrje e mjaftueshme, të themi të drejtën). :)


--------------------------------------------------
Note added at 6054 days (2020-09-16 14:38:19 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Prapë po shtoj diçka, se nuk mund të rri pa e thënë. Kjo që do të shkruaj nuk ka lidhje me temën, mbase ndokush do të ndihet edhe i fyer, por më duhet ta shtoj:

Sa herë që flitet për diskutime politike, nëse është më mirë të bashkohet Shqipëria me Kosovën, apo më mirë të mbeten të veçuara (meqë, medemek kanë më shumë peshë/zë/votë në institucionet ndërkombëtare), përgjigjja ime është vetëm një:
logjika aristoteliane = e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve.

Nuk do të mbështes kurrë asnjëherë, asnjë përpjekje që copëton, me logjikën, se fuqizon, apo shton zërin. Një gjë e ndarë, dikur do të shkatërrohet, kjo është pak, por e sigurt. Kosova është Shqipëri dhe duhet të jetë PJESE e Shqipërisë.

Një entitet i ri, një tërësi politike është më e fuqishme se dy entitetete të ndara. Një komb i tërë, një gjuhë e tërë, një territor i tërë, një shtet i tërë. Nuk ka dy kombe (shqiptar vs. kosovar) nuk ka dy gjuhë, nuk ka dy territore, por vetëm një.

Këtu gjendet fuqia: tek e tëra, jo tek mbledhja e pjesëve!
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search